Nga fabrika e gënjeshtrave dhe dezinformimeve të Forcës, e cila përfshin edhe njëfarë portali Lajm.me është konfirmuar saktësia e dokumentit që kemi botuar. Dhe të gjithë ata që din të lexojnë mund të shohim qartë se çfarë ata tashmë e dinë. Ne vetëm ofruam fakte e, sa për dijeninë tuaj, posedojmë edhe fakte tjera.
Ne e dimë se kjo ju dhemb shumë, por argumentet janë të vështirë për ju që nuk ju pëlqen e vërteta.
Pra, ju jeni në telashe të mëdha, zotërinj, dhe është më mirë të mos komprometoheni më. Mos lejoni që kumtesat t’ju shkruajnë personat të cilët nuk e kanë përfunduar as shkollën e mesme! Ata nuk janë në gjendje për të kuptuar tekstin më të thjeshtë, e lëre ma të drejtojnë politikën e një mediumi.
Dhe mos licitoni më me emrat e njerëzve, të paktën ju që jeni krijuesit e listave të turpshme “të zeza” dhe “të bardha”.
Nëse ju vazhdoni me degradimin tuaj atëherë ky skandal për çdo ditë do të jenë më afër me aferën e famshme “Snimak” të DPS-it, çka edhe më fort do të lidh FORCËN me DPS, partnerët më të afërt e koalicionit në nivel lokal dhe shtetëror, e të cilët Dushko Markoviqi i ka instaluar në pushtet në Ulqin dhe në këtë mënyrë e poshtëroi qytetin me 2500 vjet histori të shkruar.