Këshilli Komunal i Lëvizjes Qytetare URA organizoi të enjten mbrëma në Ranë koktejin e fundvitit.
Lideri i kësaj parti Dritan Abazoviq përshëndeti të pranishmit ndër të cilët ishin anëtarët e URA-së, përfaqësuesit e partive tjera, shoqërisë civile, mediave dhe individët e njohur nga Ulqini.
Sipas fjalëve të tija, në këtë vit URA, si e vetmja parti opozitare në këtë komunë, kishte një sërë iniciativash cilësore në Parlamentin lokal.
Ai deklaroi se në fillim të vitit të ardhshëm, sipas marrëveshjes paraprake, në bankat e këshilltarëve në vend të Ilir Harasani do të ulet Nevryz Shaptafi.