URA: PËR PROBLEMET E ULQINIT INFORMOHEN PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE

Omer BajraktariNga Këshilli komunal i Lëvizjes qytetare URA pak kohë më parë është dërguar letra përfaqësive diplomatike të shteteve më të rëndësishme të Perëndimit në të cilën ato janë informuar për problemet më serioze në këtë komunë, mëson Portali Ul-info.

Siç thuhet në letër, bëhet fjalë para së gjithash për Valdanos, Kripore, të mirat detare dhe privatizimeve të dështuara të ndërmarrjeve të Ulqinit.

Në URA pohojnë se Ulqini kishte më shumë kapacitet hotelerike para 75 viteve se sa sot dhe si shembull përmendin hotelin „Galeb“.

„Ai iu shit kompanisë nga Podgorica Rokshped me tokën që i takonte, më 5 shtator të vitit 2006 me vlerë 5,75 milion euro. Me kontratën bazë blerësi është detyruar që në hotel të investojë 15,4 milion euro dhe se ai do të ketë pesë yje. Siç shkruan në kontratë, viti i parë investues duhej të fillonte në janar të vitit 2007, ndërsa Glebi i ri duhej ti priste mysafirët e parë në fillim të vitit 2009. Hoteli u shemb, ndërsa në vendin e tij asnjëherë nuk u ndërtuar objekti i ri dhe më i bukur siç paralajmëronin. Mbeten vetëm rrënojat. Punëtorët e kualifikuar turistik përfunduan në objektet shitëse të Rokshpedit, saktësisht në kiosk ku shesin gazetat dhe cigaret.

Në këto nëntë vite nuk është aktivuar garancioni bankar dhe as nuk është iniciuar çështja e shkëputjes së Kontrates për këtë hotel dhe kërkimin e pronarit të ri, edhe pse ligjërisht për këtë prej kohësh ekzistojnë kushtet“, shtojnë nga URA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi