URA: Perkrahim popullin e Krythes, vendimi i Komunes i kundërligjshëm

URAKK URA Ulqin perkrah banoret e Krythes me qellim qe te ndalet ndertimi i fabrikes se bitumetit i cili eshte i paligjshem.

Edhe pse eshte e vertete qe Komuna jone eshte e uritur per investime dhe per hapjen e vendeve te reja te punes, qe deri diku do ta ndalojne emigrimin masovik te banoreve sidomos te zonave rurale, theksojme qe kjo nuk eshte menyra e duhur sepse e gjithe puna nuk eshte e bazuar ne norma ligjore.

Ky veprim jotransparent eshte vazhdimesi e sjelljes joserioze te administrates lokale ndaj nevojave te qytetareve, keshtu qe iniciativa e Bashkesisë lokale te Krythes eshte plotesisht e pritur dhe me vend.

Si ne rastin e Pyllit te pishave, vazhdon shkaterrimi dhe demtimi i natyres me te cilen vertetohet mungesa e vizionit qe Komuna e Ulqinit te zhvillohet ne menyre te qendrueshme dhe ne interes te qytetareve.

Perkundrazi, keto projekte te kafeneve nuk kane per qellim mbrojtjen e interesit publik por i sherbejne vetem grupeve te vogla ne pushtet.

Qe te dal ne pah dyfytyresia e pushtetit lokal kemi edhe nga ata politikanë te cilet paradite perkrahin projektin ndersa pasdite perkrahin banoret e Krythes. Rasti konkret eshte me ish-kryetarin e Komunes dhe kryesin e Forces se Re demokratike qe ne pushtet kane pothuajse gjysmen e pushtetit ekzekutiv.

URA do te vazhdoje te proklamoj te verteten me qellim qe te ruaj resurset natyrore dhe potencialet tjera vitale per qytetaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Bajraktari: ULQINI NË KAOS, NUK E MERITOJMË KËTË

Deklaratë për shtyp të kryetarit të Këshillit Komunal të LQ URA dhe këshilltarit në KK të Ulqinit Omer Bajraktarit   Të nderuar qytetarë dhe qytetare të Ulqinit! Jeni dëshmitarë të kaosit të përgjithshëm në qytetin