URA Ulqin jep tërë përkrahjen iniciativës së qytetarit Hasan Karamanaga që prof. dr. Cane Tuliq të bëhet qytetar nderi i Ulqinit, njoftohet nga kjo parti politike.
Në këtë parti janë të bindur se shumica e qytetarëve të Ulqinit do të përkrahte këtë propozim.
“Theksojmë që gjatë diskutimit të vet të mërkurën në Kuvendin komunal të Ulqinit, këshilltari jonë, mr. Dritan Abazoviq, ka përmendur dr. Tuliqin si person i cili padiskutim meriton këtë mirënjohje”, thanë nga URA dhe shtojë se “pikërisht personalitetet si dr. Tuliqi, artistët, shkencëtarët, aktorët, sportistët, të cilët ndihmuan që emri i qytetit tonë të njihet për të mirë në Europë dhe botë, duhet të fitojnë titullin qytetar nderi”.








