URA: Po ndodhin kombinime historike të cilat në sfond kanë vetëm interesat personale

Kumtesë për opinion
Situata politike në Mal të Zi kohëve të fundit është duke qenë shumë dinamike dhe po ndodhin kombinime historike të cilat në sfond kanë vetëm interesat personale.
Kjo dinamikë ka sjellë edhe bashkëpunimin në qeveri të partive nacionale shqiptare dhe boshnjake me Frontin demokratik. Mos të harrojmë se këto parti shqiptare si arsye kryesore të mospërkrahjes së qeverisë më në krye bashkëqytetarin dr Dritan Abazoviqin kanë dhënë pjesmarrjen e Frontit demomratik në pushtet. Me këto 30 ministri dhe mbi 50 sekretar të shtetit përveç që qytetarët dhe taksapaguesit e shkretë duhet ti finansojnë epshet e pushtetit të kësaj qeverie, e mira e kësaj situate është së më në fund del në pah qëllimi i vetëm që ka kjo garniturë politike, e cila është interesi dhe etja për pushtet. Këto parti as nuk kanë ideologji as nuk kanë parime e as program për të përfaqësuar votuesit, por thjesht interes që me çdo kusht të mbijetojnë në pushtet.
Në fund ata që e pagojnë çmimin e këtij karnevali politik janë qytetarët të cilët votuan për përfaqësim dinjitoz dhe fituan 30 ministri të padefinuara dhe jokompetente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi