Doktoresha dhe profesoresha univerzitare nga Parisi Hazrije Ada Mustafiq ka përkrahur sot platformën “E zeza nëtë bardhë“ të cilën e ka prezentu më parë URA me kolegët nga Lidhja qytetare Civis dhe me përkrahjen e intelektualëve te pamvarur.
Mastafiq në letrën e përkrahjes ka cekur që jep përkrahje të plotë për pesë principet e platformës „E zeza në të bardhë“.
Mbrojtja e lirisë, barazia dhe të njëjtat drejta për të gjithë njerëzit pa dallime, promovimi i edukatës, paqes dhe solidariteti në mes të popujve dhe mbrojtja e mjedisit natyror janë vlerat themelore mbi të cilat duhet të funksionoj Mali i Zi qytetarë.
Platforma qytetare „E zeza nëtë bardhë“ është themel dhe parakusht për ndërrime rrënjësore.
Dr Hazrije Ada Mustafiq shumë vite me radhë punon në qendrën Univerzitare spitalore parisiane dhe posedon dy doktoratura- njërën nga kardilogjia dhe të tjetrën nga epidemiologjia.
Ka punuar dhe bashkëpunuar me klinikat botërisht të njohura- spitalin Univerzitar në Gjenevë dhe “Majo“ klinikën në SHBA. Përpos si doktoreshë, Hajrija punon edhe si profesoreshë në fakultetin e Medicinës – të Univerzitetit Saclay në Pariz (PARIZ SACLAY UNIVERSITY) por edhe si hulumtuese në laboratorin “Insem“. Ka botuar shumë punime në revistat shkencore medicinale më prestigjioze .
Në periudhën e valës së parë të koronavirusit ishte ne krye të njësisë për mjekimin e pacientëve të infektuar.