URA: SOT TRIBUNË ME QYTETARË

Omer Bajraktari - URA

Nga Këshilli komunal i URA-së njoftuan se ky grupim politik do të organizojë sot tribunë publike në Ulqin, në hotelin “Mediteran”, me fillim në ora 17.

Mbi situatën aktuale politike dhe ekonomike në Mal të Zi dhe në Ulqin do të bisedojnë funksionarët e URA-së: kryetari Zharko Rakçeviq, nënkryetarët Dritan Abazoviq dhe Bozhena Jellushiq, anëtari i Këshillit qendror Ballsha Brkoviq, si dhe kryetari i Këshillit komunal në Ulqin Omer Bajraktari.

Nga kjo parti po ashtu paralajmërojnë se së shpejti do të formohet forumi i gruas dhe organizata e të rinjve në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi