URA: TË ANULOHET VENDIMI PËR EMËRIMIN E KKZ

Dritan Abazoviq, URAKëshilltarët e Kuvendit komunal të Ulqinit, Arijana Kurmemoviq dhe Dritan Abazoviq, dërguan padinë në Gjykatën administrative të Malit të Zi me kërkesë që të anulohet vendimi për emërimin e Komisionit komunal zgjedhor (KKZ), sepse ai, siç vlerësuan, është i jashtëligjshëm.

Ato pohojnë se nga vendimi i KK Ulqin, i cili është miratuar më 16 nëntor të këtij viti, shihet që KKZ ka më shumë anëtarë nga partitë e opozitës (3) se sa nga ato të pozitës (2).

Kurmemoviq dhe Abazoviq theksojnë po ashtu se me këtë vendim në mënyrë të paligjshme është votuar edhe sekretari i Komisionit komunal zgjedhor, sepse ai është nga radhët e pozitës, saktësisht nga partia politike e Forcës.

Sipas Ligjit, sekretari i Komisionit komunal zgjedhor emërohet me propozim të opozitës parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi