URA: TË MIRATOHET PHU I ULQINIT, POR ME PËRFUNDIME TË KUVENDIT

Omer BajraktariKëshilli komunal i Lëvizjes qytetare URA ka përshëndetur njoftimin e kryetarit të Komunës së Ulqinit që së shpejti do të miratohet Plani hapësinor-urbanistik (PHU) i Ulqinit.

“Mirëpo, për ne është vetëm i pranueshëm ai propozim i PHU-së në të cilin janë të implementuara përfundimet e KK Ulqin, të cilët u miratuan një zëri, e kanë të bëjnë me hapësirën e Kripores, Valdanosit, Pinjeshit, Plazhit të madh.

Për këtë arsye vlerësojmë se pushteti i ri “shpëtimtar”në komunën tonë ka përgjegjësi të madhe. Sepse, nëse prapë do të luajnë sipas diktatit të disa individëve nga Podgorica, si në rastin e rikompozimit të pushtetit, do të lënë pasoja të përhershme në zhvillimin ekonomik dhe baraspeshën sociale të Ulqinit”, thuhet në kumtesë dhe apelohet në administratën e tanishme që, të paktën për këtë çështje, të sillet në pajtim me interesat e komunës së Ulqinit dhe qytetarëve të saj.

Shtohet që në mbledhjen e parë të Kuvendit duhet të miratohet Plani strategjik i zhvillimit të komunës së Ulqinit, i cili i kaloi të gjitha procedurat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi