URA: TË REGJISTROHET VALDANOSI NË LISTËN E UNESCO-S

ValdanosKëshilli komunal i Lëvizjes qytetare URA ftoi që të bëhet regjistrimi i gjirit të Valdanosit, si unikat i natyrës, në Listën e trashëgimisë botërore të mbrojtur – UNESCO.

Siç thuhet, bëhet fjalë për zonën karakteristike natyrore, plazhi i së cilës është Përmendore e natyrës. Aty po ashtu kemi edhe lokalitetin e evidentuar arkeologjik nënujor. Theksohet se ekziston Ulliri i moçëm i cili është vendosur nën mbrojtje të veçantë të natyrës.

„Jemi të bindur që Valdanosi duhet të shpallet Park i natyrës dhe Park nënujor i natyrës, dhe që ky unikat i natyrës duhet të regjistrohet në Listën e trashëgimisë së mbrojtur botërore – UNESCO“, thonë nga URA.

Kumtesën e tyre të plotë mund ta lexoni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi