Deklaratë e KK të URA-ës për rastin e humbjes së Kino bahçës në Ranë.
Çdo herë kur bëjmë interpretim të vendimeve gjyqësore, në këtë rast interpretimin e Gjykatës Supreme te Malit të Zi në lidhje me Kino bahçen, duhet të jemi të kujdesshëm dhe preciz me arsyen e vetme që fjalët nuk duhet nxjerr nga konteksti për të dhënë një konstatim e aq më shumë konstatim se kush është fajtor, por me interpretim duhet të shtjellohet dhe te analizohet i tërë vendimi për të dhënë një mendim të mirëfilltë dhe adekuat.
Këtë e potencojmë për faktin se nga një subjekt politik që pretendon pafajësinë del me deklaratë për të informuar diçka të mangët dhe jo te plotë, për të vetmen arsye mënjanimin e përgjegjësisë.
Interpretimi i bërë është i mangët për faktin që fjalia e marrë në vendimin e lartë cekur : “që në kohen kur është dorëzuar kërkesa për denacionalizim-kthim në vitin 2006 nuk ka ekzistuar plani urbanistik për atë pronë”, nxirret nga konteksti dhe nuk vazhdohet me arsyetimin e vendimit e që në vazhdim decidivisht theksohet që “prona në fjalë nuk përdoret për qëllimin e caktuar edhe pas planit urbanistik të vitit 2012, dhe se e njëjta jepet me qira nga Qendra për Kulturë si objekt i përkohshëm”.
Si fjalia e parë ashtu dhe e dyta të lartë cekura qëndrojnë dhe janë shkak për humbjen e pronës, dhe për ketë dy fjalitë duhet dikush të jap përgjegjësi. E para, për atë që plani urbanistik pritet 10 vite, po ashtu dhe për të dytën që edhe pas planit urbanistik të vitit 2012 nuk ndërmerret edhe as një veprim për mënjanimin e kësaj dukurie. Kështu që është jo e drejtë dhe moszgjidhje e problemit ti lehet faji vetëm dikujt e të mënjanohet vetja siç tentojë të bënte subjekti politik me deklaratë.
Nuk duhet të harrojë që ai subjekt politik është pjesë e pushtetit që nga plani urbanistik i vitit 2012 e deri më sot, dhe nuk ka ndërmarrë asnjëfarë hapi konkret, aq më tepër ka vazhduar dhe vazhdon të jepet me qira, ku më keq drejtori i Qendrës për kulturë që firmos kontratën e qiradhënies së objektit është pjesëtar i ati subjekti politik.
Pa dashur ti politizojmë gjërat, kërkojmë nga organet kompetent që të zbardhin përgjegjësin e çdo kujt në ketë rast dhe çdo kush që është fajtor të përgjigjet para organeve kompetente. Mos ta lejmë që faji të mbetet jetim dhe të manipulohet me qytetarët, sepse ata më së paku e meritojnë një lojë të tillë.