Kompensimin për muajin vijues këshilltarët e URA-së në Kuvendin e Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari dhe Ilir Harasani do ta donojnë pranë Skuadrës Koordinuese Nacionale për sëmundjet infektive.
Ato apeluan tek kolegët e tyre në parlamentin lokal dhe tek funksionarët e Komunës që të ndjekin shembullin e tyre.
“Që edhe në këtë mënyrë modeste të japin kontributin e vet në luftën kundër kësaj të keqe që na kaploi”, thanë Bajraktari dhe Harasani.