URA Ulqin: Plan i sëmurë i Qeverisë, karantina nuk qëndron në qytet turistik

URAInformacioni që Ministria e Shëndetësisë planifikon të ketë karantinë të mundshme për korona virusin në Ulqin është skandaloze dhe paraqet qëndrimin e vërtetë të Qeverisë së Malit të Zi ndaj Ulqinit, deklaruan sot nga URA Ulqin.

Thuhet se në Mal të Zi sot është më e vështira të jesh qytetar i Ulqinit, kur kemi parasyshë burimet e komunës më të pasur, por falë politikave të partive në pushtet, sot jemo komuna më e varfër ekonomikisht në Mal të Zi.

“Prandaj, informacioni i sotëm se Ministria e shëndetësisë planifikon  një karantinë të mundshme për pacientët me koronavirus në Ulqin nuk duhet të befasojë askënd pasi gjithçka që është në mirëqenien e komunitetit, rregullisht anashkalon komunën tonë.  Sikur janë të vendosur të shkatërrojnë edhe këtë lloj turizmi që ka mbetur, e që ka mbetur vetëm falë qytetarëve të Ulqinit dhe investimeve dhe iniciativave të tyre për të përmirësuar ofertën e turizmit të Ulqinit ”, thonë nga URA- Ulqin.

Po ashtu pyesin Qeverinë se si ato i konsiderojnë efektet ansore të një përpjekje të tillë në lidhje me sezonin turistik dhe a janë të vetëdijshëm që po krijojnë kështu një reklamë negative Ulqinit për sezonin e ardhshëm turistik?

“Kjo është arsyeja pse ne i bëjmë thirrje Ministrisë së shëndetësisë dhe Qeverisë së Malit të Zi që të heqin dorë urgjentisht nga planet e tilla dhe në të njëjtën kohë të mohojnë lajmin e sotem për ndërtimin e një karantine në lidhje me korona virusin në komunen e Ulqinit”, thanë ata në fund të deklaratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…