URA Ulqin: Qeveria e Spajiqit sjell vendime të dëmshme për Ulqinin!

Kumtesë për opinion të Lëvizjes qytetare URA Ulqin.
Ajo që kemi thënë që nga fillimi për këtë qeveri të Malit të Zi, të udhëhequr nga kryeministri Spajiq, po vërtetohet çdo ditë e më shumë. Kjo Qeveri nuk ka as motivim dhe as ndjeshmëri për Ulqinin! Përkundrazi, ka një veprimtari të turpshme dhe merr vendime shumë të dëmshme për Komunën e Ulqinit.
Vendimi i fundit i tillë është ky për shpalljen e tenderit për qiranë e një pjese të “Të Mirave Detare”.
Ka qenë e qartë që nga fillimi se nuk do të ketë asnjë vëmendje për kërkesat e të gjitha komunave bregdetare, por gjithashtu kohën e shpalljes e konsiderojmë të dyshimtë, pasi sezona është tashmë në prag. Por, nëse marrim parasysh që kjo Qeveri tashmë ka rritur TVSH-në për turizmin – më shumë se dyfish, atëherë është krejtësisht e qartë se ajo po e shkatërron qëllimisht turizmin, si degën më të rëndësishme të ekonomisë tonë, dhe kështu cenon edhe ekzistencën tonë!
Kjo ka qenë gjithashtu e qartë gjatë miratimit të buxhetit për këtë vit, ku Ulqini nuk ka asnjë investim të rëndësishëm. Dhe, fatkeqësisht, të gjitha partitë shqiptare e mbështetën këtë buxhet, sepse interesat e tyre personale janë më të rëndësishme se interesat publike.
Po i njëjti interes është edhe në lidhje me problemin e “Të Mirave Detare”. Nëse ata nuk kanë autoritetin dhe dijen për të mbrojtur interesat jetike të qytetarëve të tyre në këtë Qeveri, atëherë, ndoshta, është koha të dalin, dhe jo të qëndrojnë brenda saj dhe jo nga ana tjetër të mashtrojnë publikun duke thënë se po luftojnë për interesat e Ulqinit!?
Këto vendime janë të dëmshme për çdo qytetar të Ulqinit, sepse ata janë bashkëpjesëmarrës në çdo gjë që vjen nga kjo Qeveri keqdashëse dhe nuk mund të fshihen pas kuazi deklaratave.
Politika ka një çmim, por shkelja e dinjitetit dhe menaxhimi shkatërrues i burimeve tona, ekonomisë sonë dhe fatit tonë, aspak nuk duhet pranuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi