Kumtesë për opinion e Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA
Pas premtimeve shumëvjeçare nga Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare më në fund e kanë vendosur vinçin e shumëpritur në portin e vogël “Kavema”. Madje vinçin elektrik! Mirëpo, fotografia e cila po qarkullon nëpër rrjetet sociale tregon se ato çdo gjë e bëjnë gabim dhe me qëllim të keq.
Çdokush që ndonjëherë kishte barkë e kishte të qartë se atë çfarë ato bënë nuk kishte kuptim. E para, zgjodhën vendin e gabuar ku nuk ka qasje, prandaj nevojiten punët shtesë për hapjen e rrugës. E dyta, çdokush që ka barkë më të madhe duhet të thërras në ndihmë edhe një vinç tjetër.
Është trishtuese si “Të Mirat Detare” sillen me qytetarët e Ulqinit. Shtrohet pyetja: me çka dhe a e merituam këtë?!