Në hapësirat e Sallës së Madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit u mbajt mbledhja e parë e Këshillit të sapoformuar Komunal të Lëvizjes Qytetare URA, me praninë e anëtarëve dhe nën udhëheqjen e kryetarit të këtij këshilli, Omer Bajraktarit. Në fillim të mbledhjes Bajraktari falënderoi të gjithë anëtarët, simpatizuesit dhe qytetarët e Ulqinit për konventën e mrekullueshme në Sallën e Qendrës për Kulturë. Konventa tejkaloi pritshmërinë dhe vendosi standardin e ri, jo vetëm në Ulqin por edhe në Mal të Zi dhe me të drejtë mund të themi se është një nga tubimet më të mëdha politike me karakter lokal. Po ashtu, është treguar energji e madhe dhe u vërtetua se jemi në rrugën drejtë dhe se qytetarët njohin dhe vlerësojnë përpjekjet tona për një Ulqin më të mirë.
Në vazhdim të mbledhjes u zgjodh edhe kryesia në përbërjen: Omer Bajraktari (kryetar), Arian Murati, Hristina Dragoviq, Mustafa Bardhi dhe Safet Beci (nënkryetarë), Simo Dediq (sekretar) dhe Nikolla Hot (forumi i të rinjve). Po ashtu, me automatizëm në këshillin ekzekutiv hyjnë edhe funksionarët Ilir Harasani (drejtor i Drejtorisë për Punë Inspektuese) dhe Nevryz Shaptafi (këshilltarë) dhe kryetarja e ardhshme e forumit të gruas.
U miratua edhe vendimi që menjëherë të nis formimi i këshillave lokal në territorin e tërë komunës. Ky proces do të udhëhiqet nga nënkryetari Arian Murati.
Kryetari i Këshillit Komunal Omer Bajraktari theksoi në veçanti faktin se së fundmi URA ka përjetuar ekspansion të madh, dhe kjo do të dëshmohet në mbledhjet e ardhshme lokale në Ulqin. Për zgjedhje jemi gati sot, nesër, kurdo që të shpallen, jemi të bindur për fuqinë tonë dhe jemi të sigurt që URA në këto zgjedhje do të jetë, individualisht, partia më e fortë. Programi të cilin do t’ia prezantojmë bashkëqytetarëve tanë do të jetë inovativ, real, me qëllimi të realizueshme. Çdo gjë që do të premtojmë, do ta realizojmë, përfundohet në kumtesën e kryetarit të KK URA Ulqin, Omer Bajraktarit.