Nga Këshilli qendror e Lëvizjes qytetare URA do të jenë tre Ulqinak. Së bashku me nënkryetarin e kësaj parti Dritan Abazoviq dhe kryetarin e Këshillit komunal (KK) Omer Bajraktari, në këtë organin më të lartë të URA-së do të jetë edhe Safet Beci, i cili është nënkryetar i komunës së Ulqinit, është vendosur në mbledhjen e djeshme të KK-së.
Njëkohësisht janë zgjedhur gjashtë anëtarë të kryesisë së KK-së, që do të thotë se së bashku me kryetarin, ku trup do të ketë shtatë anëtarë. Në te do të jenë Xhenan Mavriq, Ilir Harasani, Nevryz Shaptafi, Sasha Pogjanin, Amil Grboviq dhe Arijana Kurmemoviq, e cila është shefja e Klubit të këshilltarëve të URA-së në Parlamentin e Ulqinit.
Në mbledhjen e ardhshme të KK-së do të zgjidhen kryetarët e Forumit rinor dhe Forumit të gruas të këtij grupimi politik.