Me rastin e Krishtlindjeve Katolike prijësve të ipeshkëvisë së Tivarit dhe besimtarëve urimet i vijnë nga të gjithë anët.
Së bashku me kryetarin e Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, urimin e dërguan edhe ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave në Qeverinë e Malit të Zi Mehmed Zenka dhe drejtuesit e partive politike në Ulqin: PDS, PSD, PD, URA, SD…
Urimi u dërgua edhe nga ana e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqipëtarëve në Mal të Zi.








