Urimi: GJUKANOVIQ URON DITËN E ULQINIT

Millo Gjukanoviq, Milo DjukanovicKryetari i Qeverisë Millo Gjukanoviq ka dërguar, me rastin e Ditës së komunës së Ulqinit, urimin kryetarit të Komunë Fatmir Gjeka, kryetarit të Kuvendit komunal Fuad Haxhibetit, këshilltarëve dhe pjesëmarrësve tjerë të seancës solemne, si dhe të gjithë qytetarëve të Ulqinit.

“Ulqini, me njerëzit e vet, bukurit natyrore dhe mundësit zhvillimore, është pjesë e rëndësishme dhe e njohur e qenies shtetërore të Malit të Zi, shembull i harmonisë ndëretnike dhe adresë e pakalueshme në forcimin e bashkëpunimit të mirë fqinjësor dhe regjional. Potencialet turistike, bujqësore dhe ato të përgjithshme të Ulqinit paraqesin pjesë të rëndësishme të resurseve të shtetit tanë dhe janë parakushte të fuqishme të prosperitet të tij të begatë”, theksoi në urim kryetari i Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi