Argjipeshkvit të Tivarit Mons. Rrok Gjonlleshaj dhe të gjithë besimtarëve të fesë Katolike përzemërsisht i uroj festën e Pashkëve, me dëshirë që kjo festë e cila është simbol i fitores së jetës ndaj vdekjes, të ju sjell shëndet, fat dhe lumturi në famljet tuaja.
Dëshiroj që kjo festë e madhe Katolike të ju mbushë me optimizëm që së bashku dhe me angazhimin e përbashkët të të gjithë neve në Ulqin, me sukses të dalim nga kjo situatë e vështirë. Festa e Pashkëve le të na përkujtojnë në vlerat e vërteta të dashurisë, faljes dhe të mirëkuptimit dhe le të fuqizojnë solidaritetin në mes nesh.
Shpresoj që festën e Pashkëve do ta kaloni me shëndet të mirë, dhe që kjo festë, si simbol i shpresës, do të na mbush të gjithëve me optimizëm për një të ardhme e cila do të na sjell mbarësi dhe prosperitet.
mr Sead Osmanoviq
Kryetari i KK PDS Ulqin