Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka uron te gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët me rastin e festave të fundvitit.
“Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të ekzekutivit t’ju uroj të gjithë juve, festat e fundvitit.
Le të jetë Viti i ri 2016 një vit i suksesshëm për të gjithë, dhe të sjellë më shumë begati dhe prosperitet për Ju”, thuhet në urimin e kryetarit Gjeka.
Me rastin e fundvitit 2015 dhe fillimit të Vitit të Ri 2016, Unioni Demokratik i Shqiptarëve i përgëzon të gjithë shqiptarët, duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.
Në këto çaste gëzimi , ne presim Vitin e Ri 2016 me krenari dhe me mirënjohjen më të thellë për njëri tjetrin, për përpjekjet, sakrificat dhe arritjet tona.
Prandaj, le të shpresojmë që stina e Vitit të Ri të shërbejë si një rast i mirë për politikanët dhe partitë politike në të gjitha trojet shqiptare, që të tregojnë kurajo ndaj interesave madhore te kombit shqiptar, duke çuar përpara idenë e pajtimit të pikëpamjeve të ndryshme politike në interes të fëmijëve, nipave e mbesave si dhe brezave të ardhshëm të kombit shqiptar.
Le të jetë ky vit i ri një vit i bekuar që sjell shëndet, begati, paqe e dashuri në jetën tuaj dhe të familjes suaj.
Urojmë shumë gëzime, mbarësi, shpresë dhe lumturi për të gjithë shqiptarët kudo që janë.
Shërbimi informativ të UDSH-së