Në emër të KK MZ Pozitiv Ulqin dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të fesë islame iu dëshiroj gëzuar Bajramin e ramazanit.
Me shpresë që e keni pritur në paqe dhe disponim të mirë, dëshiroj që me të afërmit tuaj ta ndani gëzimin të kësaj feste të madhe, si dhe që mesazhin e harmonisë dhe tolerancës ta përcjellim më tej në mënyrë që komuniteti i jonë të jetë më i mirë, ndërsa të gjithë qytetarët që jetojnë në të t’jenë më të kënaqur dhe më të gëzuar.
Kryetari i KK MZ Pozitiv Ulqin dhe deputet në Parlamentin shtetëror,
Dritan Abazoviq