Si në disa aksione të ngjashme në qytetet tjera në Mal të Zi, të martën përfaqësuesit e Ushtrisë së Malit të Zi i kanë ndarë ulqinakëve maskat mbrojtëse, si dhe fletushkat me udhëzimet se si të mbrohemi nga virusi.
Siç transmeton agjencia Mediabiro, u planifikua që ky aksion të mbahet edhe nesër para ndërtesës së Komunës së Ulqinit, me fillim në ora 10.