Anëtari i Këshillit politik i Lëvizjes qytetare URA Vasel Camaj ka deklaruar se partitë shqiptare do të dënohen ashpër nga ana e zgjedhësve të cilët ia dhanë votën për të mos hyrë në koalicion me luftënxitësin e dikurshëm.
“Ia dhanë votën që së bashku me partitë e orientuara kah demokracia të ndryshojnë këtë pushtet, që edhe Mali i Zi të fillojë të funksionojë sipas modelit të demokracive perëndimore. Në këtë lloj sistemi pikërisht pakicat përfitojnë më së shumti”, tha ai për “Vijesti”.
Camaj vlerësoi që partitë nacionale në këtë lloj regjimesh janë mjet pazarllëku, si dhe që partitë nacionale garojnë se cila do të jetë filial më i madh i PDS-së.
Duke komentuar Aneksin 2 të marrëveshjes së koalicionit në mes PDS-së dhe Forcës, të nënshkruar pak kohë më parë, ai tha se muhabeti rreth komunës së Malësisë është bërë tragjikomedi.