Shkrim nga Valon Dasharami, Sekretar i Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, i publikuar në Facebook.
Të dashur bashkëqytetarë,
Duke marrë parasysh se shumë shpejt po afrohen zgjedhjet parlamentare ne Mal të Zi, si Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dua te ceki disa nga të arriturat e kësaj Ministrie siç vijojnë:
– Plotësim ndryshimi i Ligjit për të Drejtat e Pakicave dhe Lirisë (Ligj bazë per mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe lirisë me të cilin parashihet e drejta e popujve pakicë që të shprehin, ruajnë identitetin kombëtarë, etnik, kulturor, fetar dhe gjuhësorë si pjesë e traditës së tyre. Poashtu me ndryshimin e këtij Ligji të cilin parlamenti i Malit të Zi e miratoi ne vitin 2017, parashihet rritja e 100% e mjeteve financiare të këshillave nacionale, gjegjësisht 100.000 euro në vit).
– Ligji për përdorimin e simboleve nacionale ( siç jemi dëshmitar përdorimi i lirshëm i simboleve nacionale nuk ishte i lejuar duke marrë parasysh nenin diskriminues të Ligjit për rendin publik dhe qetësi, me të cilin është paraparë sanksionimi për personat fizik dhe juridik. Për miratimin e këtij Ligji ishte e nevojshme që me këtë Ligj të harmanizohen edhe Ligji pe rendin publik dhe qetësi si dhe Ligji për simbole shtetërore. Me miratimin e këtij Ligji të cilin parlamenti i Malit të Zi e miratojë në dhjetorë të vitit 2019, të gjithave pakicave nacionale në Mal të Zi u lejohet dhe garantohet përdorimi i lirshëm i simboleve nacionale).
– Aprovimi i strategjisë për pakica 2019-2023 ( futja e dygjuhësisë në vetëqeverisjet lokale, institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike në të cilat pakicat përbëjnë të paktën e 5% të popullsisë).
– Përkrahja financiare e OJQ-ve ( në tre vitet e fundit Ministria ne fjalë ka shpërndarë gjithsej shumën prej 696.462,00 eur për projekte të OJQ-ve të cilat veprojnë në fushën për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave nacionale në Mal të Zi).
– Rritja e numrit dhe sigurimi i kuotave për regjistrimin e studentëve tanë në Shqipëri dhe Kosovë.
Si anëtarë i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, gjegjësisht i koalicionit ,,Bashkë nji za’’, me plot bindje them se shqiptarët në Mal të Zi në këto zgjedhje do të korrin sukses si kurrë më parë. Këtë e them për arsye se ndryshe nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2012 dhe 2016 këtë radhë nuk do të ketë derdhje të votave të shqiptarëve në listat tjera.
Prandaj ftoj të gjithë bashkëkombësit që për hir të përfshirjes të faktorit shqiptarë në të gjitha fushat që ne synojmë, duke ruajtur kulturën, identitetin dhe gjuhën, të votoni nr.7, koalicionin ,,Bashkë nji za’’, përfundon në shkrimin e tij Valon Dasharami.