V. Sinishtaj: LETËR BOTËS PËR SHQIPTARËT NË MZ

Ambasadës amerikane në Podgoricë, Zonjës Sue K. Brown- ambasadoreVASEL-SINISHTAJ
Delegacionit evropian në Mal të Zi-Komisionit evropian në Podgoricë, Zotëris Mitja Drobniç,ambasador
Misionit të OEBS-it në Mal të Zi- Zonjës Janina Hebriçkova, ambasadore
Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, Zotëris Ernal Filo, ambasador si dhe
Ambasadës së Republikës së Kosovës, i ngarkuari me punë, Zotëeri Srgjan Sentiq

Të nderuar,

Duke shfletuar shtypin e ditës në Mal të Zi, ditën e parë të punës për vitin 2015 kam hasur dy nëntituj të ngjashëm: “Ndryshimet tani për tani vetëm në letër”- në tekst “Drobniç kërkon që qeveria të zbatoj ligjet” (E përditshmja e pavarur “Vijesti”) dhe “Reformat të shndërrohen në rezultate” në tekst “Mitja Drobniç porositi se viti 2015 duhet ta shënoj përparim konkret në planin e sundimit të ligjit” (“Dan”-gazetë e përditshme) tëe datës 05 Janar 2015.

Duke i lexuar me kujdes të veçantë dy tekstet  dhe duke menduar për pozitën e pakicës autoktone etnike të shqiptarëve në Mal të Zi, në veçanti pas përtrirjes së pavarësisë së shtetit të Malit të Zi, për të cilën Ju edhe keni meritën më të madhe në planin diplomatik, kurse pas jush votuesit e etnisë shqiptare të cilët në fushatën për referendum janë futur pa asnjë kerkesë politike apo kushtëzim, duke besuar “verbërisht” se në shtetin e pavarur do të jetojnë më mirë, më lehtë dhe më bukur. Duke shpresuar, ndoshta me të drejtë sepse kanë besuar se prezenca Juaj do të “detyrojë” strukturat qeverisëse që të respektojnë të drejtat kushtetuese të garantuara dhe që të filloj më në fund zbatimi i ligjit të cilët i kanë sjellë, shpesh pa votën tonë “pro”, duke i propozuar dhe miratuar në Kuvendin e Malit të Zi. Për çudi shqiptarët madje kanë humbur edhe të drejtat e arritura lidhur me zgjedhjet, kurse ju edhe me tutje qeverisë ia tërhiqni vëmendjen, dikush përmes “ofertës se mund të shkojnë në Uashington që të marrin provat lidhur me keqpërdorimet në privatizimin e Telekomit”, të tjerët përmes“obligimit në aplikimit të ligjit në sundimin e të së drejtës” kurse ca të tjerë duke treguar but “nevojën e dhënies së të drejtës qytetarëve të Malësisë në komunë të plot”.

Në këtë mënyrë sjellemi vërdallë tetë vite të plota në shtetin e pavarur të Malit të Zi, kurse Mali i Zi vazhdon të jetë gjoja “shembull në regjion”. Prandaj si autorit të kësaj letre më imponohen disa pyetje: Pse të pritet dhe të lutet që Kushtetuta e shtetit të respektohet?, Perse dikush të përkujtohet në obligimin e aplikimit të ligjeve të miratuara? A mos shteti i cili nuk respekton kushtetutën e vet dhe ligjet e miratuara, meriton epitetin “shembull në regjion”, paraprakisht duke e patur të ditur se standardet ndërkombëtare dhe konventat e marrëveshjet  e ratifikuara kanë përparësi në raport me normat vendase.

Natyrshëm për një moment dua që të dakordohem me Ju se në diplomaci nuk duhet të ketë kushtëzime por ky “parim” duhet që të vlej për të gjitha shtetet njësoj. Kështu lihet të mendohet se kemi të bejmë me standarde të dyfishta sepse ndryshe nuk mund të kuptoj realitetin që të themi Kosova për pjesëtarët e pakicave nacionale ka njëzet mandate të garantuara në kuvend, kurse në shtetin e pavarur të Malit të Zi, shqiptaret e kanë humbur këtë të drejt të cilën e gëzonin edhe në bashkësinë shtetërore  Serbi dhe Mali i Zi (pesë mandate deputetit dhe vendet e posaçme zgjedhore), apo në Kosovë themelohen pesë komuna të reja në mjediset ku serbet dhe malazezet përbejnë shumicën kurse qytetarëve të Malësisë me këmbëngulje u mohohet realizimi i kësaj të drejte. Për këtë më lejoni që për- mes kësaj letre të hapur të ua tërheq vëmendjen “në të drejtat gjoja të tepërta” që komuniteti im nacional në Mal të Zi i gëzon.

Shkojmë me rendë.

Çfarë kemi të bëjmë me aplikimin e Kapitullit të pestë të Kushtetutës së Malit të Zi – Të drejtat dhe liritë e veçanta të pakicave të cilat në fakt nuk parashohin asgjë të veçantë por më pak së të tjerët? Ku është gjuha në përdorim zyrtar? Çka është bërë me të drejtën e garantuar në vetëqeverisje lokale si e drejt e vetme kolektive njerëzore dhe qytetare? Çka është bërë me përfaqësimin autentik të pakicave në Kuvendin e Malit të Zi? Ku qëndron përfaqësimi proporcional në organet e administratës shtetërore, organet e qeverisjes lokale, institucionet dhe shërbimet publike? Çka është bërë me rikthimin e pronave të konfiskuara pronarëve legjitim nga ligjet komuniste? Ku është humbur diskriminimi pozitiv (parimi i akcionit afirmativ), ku dhe pse…dhe kjo në pafundsi.

Zotërinj,

Përgjigjen në të gjitha këto pyetje dhe shumë tjera më së mirit e jep numri i banorëve të nacionalitetit shqiptar në Mal të Zi. Sipas regjistrimit të fundit gjithsej 4,91%, kurrë më pak. Por problemi është se kurrë askush nuk ka provuar të tregoj se cilat janë arsyet e ramjes se numrit. E arsyet pikërisht fshihen pas pyetjeve dhe mos dhënies së përgjigjes në to nga ana e organëve gjegjëse apo mungesa e shanseve dhe mundësive të barabarta për pjesëtarët e të gjithë popujve, pamundësia për punësim, mos rikthimi i pronave të marra, privatizimet e këqija dhe të dyshimta, proceset gjygjësore shpesh të montuara me motive politike, mobilizimi me dhunë në periudhën e luftërave, centralizimi i fortë i pushtetit dhe refuzimi i përhershëm për komunën e plot të Malësisë, kanë bërë që qytetarët të nacionalitetit shqiptar sot mendojnë vetëm për një gjë- si të arrihet deri te Evropa perëndimore dhe Amerika. Për këtë gjë ne sot flasim për shqiptarët nga Mali i Zi të cilët në shumicë janë jashtë Malit të Zi, me punë të përkohshme, natyrisht deri në fund të jetës së tyre. E dhimbshme por e vërtet.

Të nderuar ambasador, i nderuari i ngarkuari me punë, të nderuar miq të demokracisë së vërtet dhe sundimit të ligjit,

Nëse të gjitha këto fakte nuk kanë peshë juridike, politike e demokratike për qeveritë që ju përfaqësoni këtu në Mal të Zi dhe sikur edhe për Ju ka arsye që të themi Petnica, Gucia, Andrijevica, Plluzhina, Shavniku etj., mund të jenë komuna kurse Malësia/Tuzi, me rreth 12.500 banor, nuk plotëson parametrat juridiko-ekonomik të qeveris së Malit të Zi për atë, kurse ju edhe më tutje “në heshtje” arsyetoni një sjellje të tillë të pushtetit, atëherë më imponohet pyetja e dyshimit juridik për pjesëmarrjen tuaj  në të gjitha ato.

Me tej ju bej në dijeni se shqiptaret sundimin e ligjit nuk e kanë kuptuar vetëm si obligim i aplikimit të dispozitave në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar por si respektim të Kushtetutës dhe ligjeve në përgjithësi. Paramendoni të nderuar Podgoricën, Kryeqytetin e Malit të Zi, qendrën universitare, ekonomike, kulturore e administrative të shtetit e që sot nuk ka asnjë gjykatës shqiptar duke ja filluar nga gjygji themeltar në Podgoricë e deri tek  ajo e apelit apo Gjykata kushtetues, nuk ka asnjë prokuror apo epror në strukturat policore, asnjë ministër, asnjë nënkryetar qeverie apo Kuvendit, asnjë këshilltar për çështjen e pakicave pran kryebashkiakut, asnjë sekretar në sekretariatet e qytetit apo drejtor të shërbimeve publike…. e që kundrejt këtyre pas aq shumë kohesh dhe komunës së premtuar edhe më tutje “kënaqësi paraqet dhurata me vlerë të madhe” Komuna urbane e Tuzit, e cila s’ka buxhet vetiak, kufij administrativ dhe kompetenca në përputhje me Ligjin për vetëqeverisjen lokale. Për fat të keq Malësia/Tuzi as sot nuk ka plan urbanistik, projekte zhvillimore sipas masës dhe nevojave të popullatës lokale. Për faktin se jam dakord me pikëpamjet Tuaja për proceset e mëtutjeshme të integrimeve euroatlantike të Malit të Zi por edhe bindjes sime se të njëjtat nuk janë të mundshme pa respektimin e specifikave të pjesëtarëve të pakicave, në veçanti pakicave nacionale duke potencuar shqiptaret si popull autokton si më specifikë në Mal të Zi për faktin se kemi gjuhën dhe shkrimin, historinë e kulturën ndryshe, kamë qenë i “detyruar” që tu paraqes pozitën reale të pakicës etnike shqiptare në Mal të Zi dhe për ne, çështjeve të hapura, për të cilat pres ndihmën tuaj të sinqertë në planin juridik, politik e diplomatik në realizimin e tyre, ngase me premtime te pafundme nuk mund të jetohet me dinjitet asnjë dit e jo tash njëzet e katër vite nga zgjedhjet e para shumëpartiake. Kurse Malësia/Tuzi është edhe sot pa komunë të plot, edhe sot nuk ka pothuaj shqiptar në administratën shtetërore, edhe sot mjediset ku shqiptaret përbejnë shumicën janë zonat me të pazhvilluara, edhe sot të vdekurit ruhen nëpër shtëpi private, kurse ngushëllimet pranohen nëpër fusha të hapura, edhe mëtutje zvarritet dhënia e lejes për qëndrën funerale dhe varrezave të qytetit, edhe më tutje Shoqatës së gjuetarëve të kësaj anë u privohet mundësia që të shfrytëzojnë trevën e gjuetisë në tërësi, edhe më tutje kuadri arsimor nëpër shkolla punësohet nga mjediset tjera kurse punëtorët e arsimit, të rinj dhe të shkolluar nga kjo trevë  rrinë pa punë, dhe kështu ngadalë por sigurt me miratim në heshtje të pushtetit ndryshohet edhe struktura demografike e popullatës lokale.

Zotërinj,

Do të përfundoj këtë letër me fjalët e A. Tokwil autor i librit “Mbi demokracinë në SHBA” i cili thotë: “Në komunë qëndron harmonia e popullit. Pa komunë s’ka shoqëri të lirë”. Në Ju mbetet që të vlerësoni se sa jemi ne shoqëri e harmonishme dhe e lirë, kurse për ne mbet shpresa se do të na ndihmoni në realizimin e të drejtave kushtetuese të garantuara.

Vasel Sinishtaj, Jurist i diplomuar

Këshilltar i Koalicionit shqiptar në Kuvendin e Komunës urbane të Tuzit si dhe kandidat për deputet i Listës zgjedhore “Forca për bashkim”

Tuz, 23.01.2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

Ulqin: Kumtesë mbi aktivitetin e Komunës

Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Ulqinit niset në ndihmë në qytetin e Shkodrës. Pas zjarrit që ka kapluar një lagje në Shkodër dhe me kërkesë të Kryetarit të Bashkësisë Shkodër z.Benet Beci