Me propozim të shoqatës së ullishtarëve të Ulqinit do të bëhet Studimi mbi gjendjen dhe revitalizimin e Ullishtës në Valdanos.
„Presim që kjo punë do të ju besohet ekspertëve të njohur të Entit për kultura subtropikale nga Tivari, ndërsa do ta financojë komuna e Ulqinit“, është thënë për Portalin Ul-info nga kjo Shoqatë.
Theksohet që studimi do të shërbejë si bazë për thithjen e mjeteve nga fondet shtetërore dhe ndërkombëtare në mënyrë që të iniciohet revitalizimi i 18 mijë ullinj shekullor në këtë gji.