Tek feneri në Mendër, në gjirin e Valdanosit, sot është incizuar breshka e detit. Ajo dukej e lodhur, doli në sipërfaqe në molin poshtë fenerit që të marrë pak ajër, e pastaj vazhdoi drejtë detit të hapur.
Breshkat e detit marrin frymë me mushkri dhe prandaj herë pas here dalin në sipërfaqe për të marrë ajër. Qëndrimi në sipërfaqe zgjatë 5 deri në 7 minuta, pastaj zhytën dhe deri në pesë orë mund të kalojnë në ujë.
Është krejtësisht e parrezikshme, por nëse njerëzit e sfidojnë dhe tentojnë ta kapin, kafshimi i saj mund të shkaktojë lëndim serioz.