Një nga anijet e fundosura më interesantne në nëndetin e Ulqinit për zhytësit hulumtues dhe turizmin e zhytjes është vapori i fundosur “Bojana”.
Ai shtrihet në fundin ranor, në thellësinë prej 50 metrash, nëntë kilometër nga Ulqini dhe gati po aq nga gryka e Bunës, dhe shërben si habitat i specieve të llojllojshme të detit.
Gjatësia e anijes është 37, ndërsa gjerësia 6,3 metër. Është ndërtuar në vitin 1904 në Mali Loshinj, me emrin e parë “Skodra”, ndërsa është fundosur 40 vite më vonë.