Vashington: GJEKA I PRANISHËM NË MËNGJESIN E LUTJES TEK TRAMPI

thumbnail_image1 (3)Lideri i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka ishte i pranishëm të enjten në Vashington në Mëngjesin e Lutjes të cilin e organizoi presidenti amerikan Donald Tramp.

Së bashku me te nga Mali i Zi në këtë eveniment ishin të pranishëm kryetari dhe nënkryetari i Parlamentit Ivan Brajoviq dhe Branimir Gvozdenoviq, kryetarët e komunave Budva dhe Herceg Novi, Marko Careviq dhe Stevan Katiq, si dhe ambasadori i Malit të Zi në SHBA Nebojsha Kallugjeroviq.

Gjeka gjatë vizitës disa ditore në Vashington u takua me një sërë kongresmenësh amerikan, si dhe me zyrtarët e Shqipërisë dhe Kosovës të cilët ishin në Mëngjesin e Lutjes.

Përndryshe, ky manifestim u mbajt në Sallën ndërkombëtare të hotelit “Hilton”, ndërsa në mesin e mysafirëve ishin të ftuarit nga më shumë se 100 shtete të botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi