Dy familjeve, Shandall dhe Axhoviq, të cilët jetojnë në ish Kampin çek në Plazh të madh, të premtën i është dorëzuar ndihma në formë ushqimi dhe veshjesh.
Këtë ndihmë e siguruan Organizata komunale e Kryqit të kuq dhe donatorët anonim nga Ulqini.
Siç thanë për Portalin UL-info organizatorët e këtij aksioni humanitar, ai do të vazhdojë edhe javën e ardhshëm me qëllim që përveç ushqimit të sigurohen edhe këpucët për këto njerëz, sidomos për djalin pesë vjeçar.