As në mbledhjen e kolegjiumit të Kuvendit komunal të Ulqinit e cila u mbajt të shtunën nuk është caktuar data e vazhdimit të seancës së filluar të Parlamentit lokal. Partia demokratike socialiste ka lajmëruar që këshilltarët e saj do të jenë të zënë të hënën dhe të martën, ndërsa më herët është vendosur që mbledhjet e Kuvendit, nuk do të mbahet gjatë muajit të shenjtë mysliman Ramazanit.
Për këtë arsye është e pasigurt kur do të vazhdohet mbledhja, gjegjësisht kur do të vendoset për Raportin për punën e kryetarit të komunës Nazif Cungu për vitin 2012.
E vetmja gjë e sigurt është që koalicioni në pushtet në Ulqin nga premtja ekziston vetëm formalisht në këtë përbërje. Në mbledhjen e djeshme të Parlamentit nuk ishin të pranishëm këshilltarët e partisë Socialdemokrate dhe të Iniciativës qytetare “Perspektiva”, nga Partia demokratike e Fatmir Gjekes është paralajmëruar që nuk do të votojnë për raportin e Cungut, derisa PDS ka thyer praktiken që opozita pushtetit nuk i bënë kuorum.
Ditët dhe javët në vijim do të tregojnë se në çfarë mënyre do të zgjidhet kriza politike në Ulqin.