Dy anije të Drejtorisë së Sigurisë Detare dhe një e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë vazhduar sot në mëngjes kërkimin e Marko Mutiqit (24) nga Nikshiqi i cili dje pasdite u zhduk në det në afërsi të grykëderdhjes së djathtë të lumit Buna. Drejtori i Drejtorisë së Sigurisë Detare Safet Koçan dërgoi sot në mëngjes kërkesën ministrit të punëve të brendshme Mevludin Nuhoxhiq për angazhimin e një helikopterit i cili do të kyçej urgjentisht në kërkimin e të riut të zhdukur.
“Kushtet janë shumë të këqija por vazhdojmë kërkimin”, tha Koçan për Vijesti.
Ai vazhdoi se skuadrat shpëtuese kërkojnë në zonën detare prej Adës deri në Valdanos.
Kërkimi i Mutiq u ndërpre mbrëmë për shkak të territ dhe kushteve të këqija klimatike.
Vendasit dhe peshkatarët shpëtuan dje nga deti i trazuar bashkëqytetarin e Mutiqit Dragan Baqoviqin (24).
Siç mendohet, të rinjtë ishin bashkë në ujë para se rryma detare i morri larg nga bregu.