Në Qytet të vjetër për 2.5 mileniume është ruajtur ena urbane nga ku vinin hijet e së kaluarës. Për këtë arsye ai me dekada si magnet ka tërhequr hulumtuesit dhe turistët.
Sipas ligjeve të këtij vendi shumë kohë më parë ka fituar statusin e monumentit të kulturës të rendit të parë. “Këto fakte janë me rëndësi kapitale, por siç duket nuk ka më kush ti shfrytëzoj, ndërsa gjithnjë e më pak kemi nga ato që kuptojnë vlerën e këtyre aglomerimeve jashtëzakonisht të rëndësishme urbanistike në bregun lindor të Adriatikut si për turizëm ashtu dhe për banorë vendas”, thotë kryetari i Shoqatës “Kalaja-Qyteti i vjetër” në Ulqin Ismet Karamanaga.
Dhe në të vërtet: nuk ka turistë të huaj i cili qëndron në Ulqin dhe nuk e viziton Qytetin e vjetër, entuziazmohet me muret, zgjidhjet arkitektonike dhe shtresat historike, ndërsa njëkohësisht nuk ndjen siklet për arsye të neglizhencës, papastërtisë dhe mungesës së gjallërisë në të.Karamanaga mendon që pushteti qendror në Mal të Zi ka përgjegjësi të madhe. “Vazhdueshmëria e këtyre qyteteve i detyrohet dhe vazhdueshmërisë së shteteve në kuadër të cilëve janë ndërtuar dhe kanë mbijetuar, si dhe të banorëve të qytetit të cilët ruajtën mënyrën e jetesës, institucionet dhe rregullat e ndërtimit të qytetit”, thekson ai dhe shton që nëse nuk bëhet diçka shpejtë në këtë drejtim, është e sigurt që akoma më fuqishëm do të vazhdoj procesi i rrënimit, degradimit dhe banalizimit të këtij aglomerimi të mrekullueshëm.
Ai, megjithatë, beson se Qyteti i vjetër i cili kaloi dhe vështirësi më të mëdha do të mbijetoi këtë kohë dhe këtë neglizhencë të njerëzve. Duke parafrazuar poetin amerikan Emerson, Karamanaga përfundon:”Fillimisht njerëzit kanë ndërtuar dhe rinovuar Qytetin e vjetër, ndërsa erdhi koha që Qyteti i vjetër ti ndërtoi njerëzit”.