Vdiq kapidan Maksut Tivari: NJË JETË KUSHTUAR DETIT DHE FAMILJES

Pas gati shtatë vjetësh në një pension të merituar, në Ulqin në moshën 83-vjeçare ka vdekur Maksut Tivari, një nga kapidanat më të njohur ulqinak. Dhe shkoi në legjendë!

Ai ishte kapidan i një grupi ujqërsh të detit të Ulqinit, ku përfshiheshin edhe, le të përmendim vetëm më të njohurit, Shaqir Pekun dhe Muzavid Bilalin.

Maksuti është brezi i tretë i detarëve në familjen e tij, e cila ende vazhdon këtë punë.

Fakti që kapidan Maksuti do të mbetet i patejkalueshëm është se ai arriti karrierën më të gjatë dhe një nga më të suksesshmet në historinë e detarisë ulqinake: lundroi në oqeanet dhe detet e botës për 55 vjet!

Kjo sigurisht nuk është një fenomen vetëm për Ulqinin, por padyshim në përmasa globale.

Kapidan Tivari, pra, mbi pesë dekada e përhapi emrin dhe famën e Ulqinit në mbarë botën dhe në vitet e fundit të karrierës së tij ishte kapidan i njërës prej anijeve më të mëdha në botë – gati 400 metra e gjatë.

Ndonëse vizitoi dhjetëra herë të gjithë globin, Maksuti ishte më së shumti i përkushtuar ndaj familjes, Ranës dhe qytetit të tij.

Do të na mungojnë fjalët e tij të ngrohta dhe përvoja e madhe. Në të ardhmën do të kemi vetëm kujtime për këtë njeri të madh.

Deti i qetë i përjetësisë për ty, kapidan!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi