Vehabia kërcënoi Abazoviqin: KUR TË VIJMË, NUK DO TË KEMI MËSHIRË!

Damir SllakoviqDamir Sllakoviq nga Tivari, i cili pohon se është kyçur në formacionin terroristik “Shteti islam i Irakut dhe Levantit” (ISIL), kërcënoi nëpërmjet profilit të tij në FB të gjithë ato që nuk mendojnë si ai.

“Ta dini o ju sufi, ju dervish, murxhi, mynafik, adhurues të dynjasë, xhahil…që shteti Islam me lejen dhe ndihmën e Allahut do të mbërrijë atje dhe do të pastrojë Tivarin dhe Islamin në te nga papastërtitë dhe gënjeshtrat të cilët ju i flisni dhe praktikoni. Do të bëhemi ankth i tyre dhe do ti trajtojmë si qenie më të këqija, sepse ato në të vërtet ashtu janë!”, shkroi ai, ndërsa transmetojnë “Vijesti”.

Sllakoviq tha se Dritan Abazoviqin, Azra Jasaviqin dhe Rifat Rastoderin “e pret thika nëse nuk pendohen”.

Abazoviq për këtë gazetë tha se nuk ndjehet i rrezikuar nga mesazhet e tilla kërcënuese. “Nuk jam nxeh diçka për këtë gjë. Çdo njeri ka moralin dhe besimin e vet”, theksoi ai.

Nga Drejtoria e policisë thanë se e përcjellin situatën në terren.

Foto: Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi