Velipojë: TURISTËT NGA ÇEKIA LËSHOJNË SHQIPËRINË

VelipojaPolicia e Shkodrës ka arritur të identifikojë autorin e plagosjes së turistes çeke ditën e enjte në plazhin e Velipojës dhe ta shpallë atë në kërkim. Sipas policisë, ai është shtetasi Serjan Hyseni, 31-vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga forcat blu si i dyshuari kryesor mbi këtë ngjarje.
“Hyseni akuzohet se pasditen e se enjtes ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri turisten çeke Martina Mala, 26-vjeçe, e cila ishte në një lokal pranë bregut të detit në qendër të plazhit. Turistja është shprehur e shokuar mbi atë çka ka ndodhur në Velipojë, ndërsa ndodhet e shtruar në spitalin e Shkodrës. Nga spitali e intervisstuar, Martina shprehet: “Ne ishim të ulur në Bar, ishte një zhurmë e madhe pastaj dëgjova një djegësirë në këmbë dhe u rrëzova në tokë. Fillimisht u shokova, dhe nuk e dija se çfarë ndodhi, nuk e besova se ishte e vërtetë dhe që mund të më ndodhte mua. Që dikush të qëllohet në mes të rrugës, kjo tregon se nuk ekziston siguria. Megjithatë nqs nuk do flisja për plagën e marrë në këmbë do rikthehesha përsëri në Shqipëri. Kjo që ndodhi tregon se ne vendin tuaj nuk ka siguri të mjaftueshme. Unë nuk rikthehem më në Shqipëri
Sipas efektivëve blu të Shkodrës, në shënjestër të 31-vjeçarit shqiptar, ishte një person tjetër, por që atentati i dështoi duke plagosur turisten çeke. Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se Hyseni ka patur një konflikt për shezlonget në plazh me një person tjetër dhe në konflikt e sipër ka nxjerrë armën për ta qëlluar, por plumbat kanë kapur turisten çeke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…