Në korrik 2013 Komuna e Ulqinit ka shpallur THIRRJE PUBLIKE për hartimin e VENDIMI PËR KRITERET, MËNYRËN DHE PROCEDURËN E NDARJES SË MJETEVE PËR OJQ.
Në grupin punues kanë marrë pjesë përfaqesues të KOALICIONIT të OJQ-ve, por janë konsultuar edhe ekspertë të shoqërisë civile në MZ.
Dje në Kuvendin e komunës u aprovua ky dokument , e ndër arritjet e veçanta që ai shënon për sektorin joqeveritar në Ulqin, por edhe më gjerë, veçojmë:
1. Për herë të parë, për OJQ përcaktohet përqindja e ndarjes së mjeteve financiare. Ky është një detal tepër i rëndësishëm, sepse tregon një qasje të re që Komuna duhet të ketë ndaj OJQ-ve si partnerë serioz në hartimin e politikave lokale, fuqizimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.
2. Vendimi parasheh QENDRËN E RESURSEVE – e cila ndihmon në punën dhe zhvillimin e kapaciteteve të OJQ-ve me seli në Ulqin
3. OJQ-te me status të veçantë mund te perfitojne 20% të mjeteve te planifikuara
4. PËRBËRJA E KOMISIONIT PËR NDARJEN E MJETEVE – për herë të parë ftohen që në këtë proces të marrin pjesë edhe qytetarët si ekspertë te jashtëm – profesionistë të dalluar të qytetit.
5. MËNYRA E FORMIMIT TË KOMISIONIT – shumë qartë e përcaktuar, sidomos përzgjedhja e anëtarëve nga radhët e shoqërisë civile dhe statusi i tyre.
6. PRIORITETET E FINANCIMIT – me theks të veçantë në:
politikën sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve, personat me invaliditet, barazinë gjinore, etj
afirmimi i potencialeve kulturore, traditës dhe veçantive kulturore të Komunës, rritja e nivelit të kulturës urbane dhe ruajtja e trashigimisë kulturore,
zhvillimi i demokracisë lokale
ruajtja e mjedisit jetësor dhe zhvillimi i qëndrueshëm
7. Percaktohen PROJEKTET QË NUK DO TË FINANCOHEN
8. KRITERET PËR FINANCIM percaktojne shumen minimale dhe maksimale për mbështetjen e një projekti
9. PUBLIKIMI I PROJEKTEVE QË FINANCOHEN NË WEB-SAJTIN E KOMUNËS (transparence ndaj taksapaguesit)
10. MONITORIMI I PROJEKTEVE – parsashihet angazhimi i vlerësuesve të jashtëm








