“Vëllazërim Bashkim”: Festë për Ditën e mësuesit

Përmes një programi të larmishëm, Aktivi i Gjuhës shqipe në Gjimnazin Publik “Vëllazërim Bashkim” shënoi sot 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.
Të pranishmit e shumtë patën mundësinë që të kënaqen me këngë, poezi e valle kushtuar mësuesit, kësaj figure të shquar të shoqërisë sonë.
7 Marsi është një ditë historike për arsimin shqip, pasi shënon edhe fillimin e mësimit në gjuhën shqipe në trevat shqiptare që ishin nën Perandorinë Osmane, para shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar.
Shkolla e parë shqipe u hap më 7 mars 1887 në Korçë, me mësuesin e parë Pandeli Sotirin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi