Vendimi: AUTOSTRADA ADRIATIK-JON NËPËR SUKUBINË

Thimjo PlakuFunksionari i lartë i qeverisë shqiptare Thimjo Plaku ka deklaruar se mbas Samit të Ballkanit perëndimor, të mbajtur pak kohë më parë në Vjenë, është e sigurt se aksi i autostradës adriatiko-joniane nga Mali i Zi në Shqipëri do të kalojë nëpër Sukubinë nga kufiri malazez, gjegjësisht Muriqani nga ai shqiptar.

Ai tha se është pranuar kërkesa e Ministrisë së komunikacionit dhe detarisë së Malit të Zi dhe komunës së Ulqinit që ky aks rrugor të kalojë më afër këtij qytet. “Kjo është arritje e rëndësishme për këtë komunitet, sepse autostrada do të ndikojë në rritjen e aktiviteteve ekonomike dhe sociale në zonën ku do të kalojë”, tha Plaku.

Sipas fjalëve të tija, gjatë tërë procesit ka ekzistuar bashkëpunim shumë i ngushtë me Qeverinë në Podgoricë, ndërsa aksi definitiv do të dihet mbas studimit i cili do të bëhet me mjetet e “Western Balkans Investment Fund”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi