Drejtori i Qendrës për kulturë Nail Draga u dënua një vit burgim me kusht për shkak të akuzave se ka keqpërdor pozitën zyrtare, shkruan “Vijesti”.
Siç thuhet, ky funksionar i Forcës nuk do ta kryejë dënimin nëse në tre vitet e ardhshme nuk bënë vepër të re penale.
Draga akuzohet se në vitin 2012 dhe 2013 ka nënshkruar kontrata të paligjshme për qiramarrje të objekteve në pronësi të Qendrës për kulturë.
Draga dje nuk dëshiroi të komentojë vendimin e Gjykatës së Ulqinit. “Ka kohë, akoma asgjë nuk është përfundimtare”, tha ai.