Në bazë të dispozitave të Marrëveshjes për zgjedhje të lira dhe të drejta, përfaqësuesit e opozitës do të jenë në tre këshilla drejtues të ndërmarrjeve publike ku themelues është administrata lokale në Ulqin.
Ato, në bazë të këtij dokumenti, do të kenë kompetenca të veçanta.
Portali Ul-info mëson se është arritur marrëveshje që në NP “Veprimtari komunale” këtë funksion ta kryer Latif-Avdo Gorana, në “Ujësjellës dhe kanalizime” Halil Teliq, derisa në NP “Për ruajtjen dhe kultivimin e egërsirave” është deleguar Amil Grboviq.