Trashëguesve të pronarit të dikurshëm të anijeve dhe bankierit të dikurshëm Lala Zuber, të cilët jetojnë në Herceg-Novi, i është kthyer një pjesë e pronës të cilën e kërkonin në Ulqin, gjegjësisht një pjesë e Kinemasë së hapur në Ranë, mëson Portali UL-info.
Komisionit për restitucion në Tivar familja Zuber i dorëzoi dokumentet në të cilët thuhet se në territorin e komunës së Ulqinit paraardhësi i tyre ka poseduar nëntë ndërtesa, bedenat juglindore të Kalasë si dhe disa objekte tjera në gjendje rrënimi.
Vlera e pronës së përgjithshme të cilën familja Zuber kërkon në Mal të Zi vlerësohet në 67 milion euro.