Vendkalimi i parë i përbashkët kufitar në Ballkan Sukubinë-Muriqan po bëhet problem për imazhin turistik jo vetëm të Ulqin, por dhe të të gjithë vendit.
Edhe pse është e vërtet që vetëm këtë vit në këtë pikë kufitare janë sekuestruar sasi të mëdha të drogës, festat e një majit kanë vërtetuar që edhe këtë sezon, nëse nuk ndërmerret diçka shpejt, turistët në Sukubinë do të presin deri në disa orë që të vijnë në rivierën e Ulqinit apo vetëm të kalojnë nëpër Mal të Zi.
Kjo gjithsesi shkakton pakënaqësi tek ato, e sidomos nëse dihet që kjo ndodh në periudhën verore kur temperaturat janë të papërballueshme.
Me këtë mirëseardhje në kalimin kufitar dhe me infrastrukturë të keqe rrugore prej Krythës e deri në Ulqin, mysafiri krijon qëndrim tejet negativ për Ulqinin si destinacion turistik.
Nëse dihet që sezoni është burim kryesor i të ardhurave të qytetarëve të kësaj komunë, atëherë është e nevojshme të ndërmerren të gjitha masat në mënyrë që turistëve të ju mundësohet që me procedurë sa më të thjeshtëzuar të hyjnë në këtë vend, si dhe të ndjehen të sigurt.