Që edhe në kohën tonë shënohen shembujt e njerëzisë tregon rasti i Ulqinakut të ri Vllado Ivanoviq.
Ai ia ktheu dje një bashkëqytetares celularin e humbur të tipit LG g4, vlera e të cilit është rreth 400 euro.
„Na priti në shi rreth 20 minuta derisa nuk mbërritëm. Nuk dëshiroi të pranoi paratë të cilat donim t’ia jepnim si shpërblim“, thanë për Portalin Ul-info pronarët e telefonit të gjetur duke theksuar se ky rast është shembull i mirë për rininë e Ulqinit.