Sindikata e Kripores së Ulqinit ka akuzuar udhëheqësinë dhe pronarët të cilët kanë dëmtuar kompanitë dhe shtetin për mjete milionëshe dhe kanë mashtruar punëtorët të cilët janë në grevë prej 21 dhjetorit të vitit të kaluar.
Kjo është hera e parë që prej vendosjes së falimentimit klasik në Kripore që sindikata ka marrë guximin të flasë duke rrezikuar hidhërimin e punëdhënësve duke pasur parasysh që punëtorëve kontratat me kohë të caktuar i skadon në fund të marsit pas së cilës mund të përfundojnë në Entin për punësim.
Sindikalët, siç shkruan në letrën e dërguar të përditshmes “Vijesti”, pohojnë që udhëheqësit në korrik dhe gusht kanë shitur gjashtë tonë kripë të papërpunuar kompanisë bijë me çmim prej dy cent e gjysmë për kilogram, më shumë se dy herë më pak nga vlera e tregut.