U lutemi që në kontejnerët për mbeturina shetpiake të mos hidhni materiale ndezëse apo material të ndezur.
Në këtë rast patëm problem një eksplozion mbrenda kamionit për transportin e mbeturinave ku hiri i ndezur, ndezi mbeturinat për rreth dhe bëri eksplozion me një bombël të gasit ku u detyruam te bejme zbrazjen e menjihershme te mbeturinave duke i ikur shtrirjes se zjarrit.
Kësaj here, falë fatit, puntorët dhe makineria nuk pësuan asnjë dëm por apelojmë në ju të ndërgjegjësoheni dhe materialet e ndezura të i fikni para se ta bëni zbrazjen në kontejneret per mbeturina shtepiake, sepse përveç dëmit që na bëni ne si ndërmarrje, dëmin apsolutisht e pësoni edhe ju si qytetar.
Me rrespekt,
Sh.P.K.”Veprimtari Komunale” – Ulqin