Drejtori Ekzekutiv i SHPK “Veprimtaritë Komunale” Skender Kaleziqi kërkoi nga kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq që të jap pëlqimin në Vendimet e Këshillit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrje e të cilët u miratuan me 24 korrik të këtij viti.
Me këto vendime është paraparë që për shoqëritë ekonomike mos të zbatohen tarifat verore për deponimin e mbeturinave në korrik dhe gusht, si dhe për qiradhënësit e akomodimit privat.
Kaleziqi në letrën e dërguar kryetarit të Komunës kërkoi që t’i propozojë parlamentit vendor që vendimet të jenë pjesë e rendit të ditës mbledhjen e parë të ardhshme.