Në prag të festave të majit, nga “Veprimtaritë Komunale” kanë njoftuar se me të gjithë kapacitetet e tyre po realizojnë aksionin e pastrimit gjeneral të qytetit.
“Theksi kryesor është në zonat më atraktive të qytetit. Njëkohësisht, sektori i gjelbërimit po bënë mbjelljen e luleve në tërë zonën e të Mirave Detare”, pohojnë nga kjo ndërmarrje.
Shtojnë që sektori që merret me ndriçimin publik, por edhe ai i Azilit për kafshët e braktisura, po kryejnë obligimet e tyre.
“Synimi ynë është që Ulqinin ta bëjmë sa më të pastër, të ndriçuar dhe të gjelbëruar, në mënyrë që oferta turistike të jetë sa më e begatshme”, përfundojnë nga kjo ndërmarrje.